Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me qytetarë dhe biznese në Tiranë: Rama nuk ka projekt për të nxjerrë nga kriza shqiptarët


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar sot qytetarë dhe biznese në njësinë Nr.8 në Tiranë.

Basha thotë se qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama, dhe se akoma nuk ka një projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike.

Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI.

Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”-shkruan Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *