Ekipi danez i Aarhusit u ka dhënë mundësinë tifozëve të tij që të ndjekin ndeshjen sikur të ishin në stadium.
Ata vendosën dhjetëra ekrane gjigante në stadium dhe më pas i lidhën ato me anë të aplikacionit Zoom me tifozët e ekipit.
Biletat për ndeshjen ishin ndarë sipas sektorëve të ndryshëm në stadium dhe kjo u dha mundësinë tifozëve që ta ndiqnin ndeshjen sikur ishin brenda duke e shijuar ndeshjen së bashku.