Templates by BIGtheme NET

Ekipi danez u mundëson tifozëve ta ndjekin ndeshjen në stadium…nëpërmjet Zoom-it

Ekipi danez i Aarhusit u ka dhënë mundësinë tifozëve të tij që të ndjekin ndeshjen sikur të ishin në stadium.

Ata vendosën dhjetëra ekrane gjigante në stadium dhe më pas i lidhën ato me anë të aplikacionit Zoom me tifozët e ekipit.

Biletat për ndeshjen ishin ndarë sipas sektorëve të ndryshëm në stadium dhe kjo u dha mundësinë tifozëve që ta ndiqnin ndeshjen sikur ishin brenda duke e shijuar ndeshjen së bashku.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*