Vendosni fjalën kyçe....

I riu me aftësi të kufizuara tenton të grabisë bizhuterinë, i drejton shitësit armën që e mbante…me këmbë (Video)


Një përpjekje e çuditshme për grabitje në një dyqan bizhuterish në Brazil është kapur në kamera, ku një një burrë me aftësi të kufizuara kërcënoi me armë arkëtarin e dyqanit, duke e mbajtur armën me thembra.

Incidenti i pazakontë ndodhir në qytetin brazilian të Canelas. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një burrë të ulur me karrige me rrota, të maskuar me maskë, që futet në dyqanin e bizhuterive përpara se të përpiqej ta grabiste.

Sipas mediave lokale, i dyshuari 19-vjeçar i dorëzoi një letër arkëtarit, duke e udhëzuar që të qëndronte i qetë dhe t’i jepte paratë e arkës. Por shitësi duke e interpretuar kërkesën si një lloj shakaje, e injoroi kriminelin me aftësi të kufizuara.

Në këtë çast grabitësi nxorri një armë dhe ia drejtoi shitësit duke e mbajtur armën mes këmbëve të tij. Megjithatë, përpjekja për grabitje ishte e pasuksesshme, pasi policia u thirr shpejt në vendngjarje duke e kapur të dyshuarin.

Përveç armës së tij, që doli të ishte një lodër plastike, i riu kishte me vete në karrigen me rrota edhe një thikë të madhe buke.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *