Templates by BIGtheme NET

Moisi Habilaj lë qelinë e burgut, Apeli i ndryshon masën e sigurisë

Trafikanti shqiptar i drogës Moisi Habilaj del nga burgu. Gjykata e Apelit në Catania pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni, raporton media italiane.

Pas Dhomës së Këshillit, gjykatësit lexuan vendimin në të cilin ata justifikojnë pranimin e kërkesës që duket e drejtë “për pranimin e akuzave” nga të akuzuarit që po përballen me procesin e apelit. Habilaj u dënua në shkallë të parë nga trupa e kryesuar nga Ivana Cardillo me 15 vjet dhe 5 muaj.

Ky vendim mbylli kapitullin e parë gjyqësor që rezultoi nga hetimi ‘Rosa dei Venti’ që kishte sjellë anëtarët e një organizate italo-shqiptare të specializuar në transportin e marijuanës dhe armëve nga deti. Policia e  Katanias shkatërroi grupin kriminal në vitin 2017 me një qarkullimi të vlerësuar rreth 20 milion euro. Grupi mund të llogariste në mbulimin e rëndësishëm në territorin shqiptar, madje edhe të pjesëve të devijuara të qeverisë së Tiranës.

Habilaj njihet si i afërm i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili po gjykohet nga drejtësia shqiptare për shpërdorim detyre ndërkohë që akuzat e tjera u rrëzuan nga Gjykata.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*