Templates by BIGtheme NET

Ndërron jetë nga Covid-19 futbollisti në Bolivi, pak ditë më parë i vdiqën babai menaxher e xhaxhai trajner

Një bolivian bëhet futbollisti i parë profesionist që ndërron jetë lidhur me Covid-19.

25-vjeçari Deibert Roman Guzman luante si mbrojtës për klubin Universitario de Beni, një ekip i kategorisë inferiore në Bolivi.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin lokal duke qenë se përveç lojtarit, pak ditë më parë lidhur me Covid-19 kishin ndërruar jetë edhe i ati drejtor sportiv i ekipit dhe xhaxhai, trajner i ekipit.

Sipas mediave lokale, infeksioni në mushkëri ishte shumë agresiv saqë nuk ishte e mundur të bëhej asgjë për t’i shpëtuar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*