Vendosni fjalën kyçe....

Nuk sheh dot por kjo s’e pengon, 15-vjeçarja pretendente për të fituar kompeticionin e rëndësishëm në Britani (VIDEO)


Kjo është Sirine Jahangir, adoleshentja e cila është një nga pretendentet kryesore për të fituar kompeticionin Britain Got Talent.

15-vjeçarja e ka mahnitur jurinë me zërin e saj dhe që tani është e preferuara e jurisë dhe e publikut.

Sirine ka humbur shikimin plotësisht në moshën 10-vjeçare dhe muzika për të nuk është thjesht një passion, është mënyra se si ajo shpreh ndjenjat e saj dhe si ajo komunikon me të tjerët. Pasi siç thotë dhe vetë

“Kam filluar të këndoj qëkur isha 11 vjeçe dhe ti bija pianos kur u bëra 13. Ndërkohë që rritesha fillova të kasha më shumë vështirësi . E kasha të vështirë të shprehja emocionet e mia dhe t’i tregoja njerëzve se si ndihesha. Kështu që ajo çfarë unë bëja ishte të shkruaja rreth kësaj, dhe përmes muzikës dhe emocionit të muzikës, do t’u tregoja njerëzve si ndihesha dhe do t’u tregoja eksperiencat e mia.

Sigurisht unë e kuptoja se po verbohesha sidomos rreth moshës 9 vjeçare, kur nuk mund të bëja ato që fëmijët e tjerë mund të bënin. Ishte shumë stresuese dhe e mërzitshme për mua”- tregon Sirina. Por ajo nuk do ta lejojë verbërinë ta pengojë në gjërat që do.

“Unë nuk dua të kufizohem nga verbëria ime sepse vetëm pse nuk mund të shoh nuk do të thotë se s’mund të kem sukses. Sinqerisht e shikoj verbërinë time si një mënyrë për të më dhënë më shumë dhurata sesa të më kufizojë mua. Dhe kjo është arsyeja pse më pëlqen muzika. Sepse muzika nuk mi jep këto kufizime që kam kur bëj sport përshembull. “-tregon Sirina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *