Templates by BIGtheme NET

Qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të një banese, ndalohet autori i dyshuar

Një 25-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi dyshohet se qëlloi në drejtim të banesës së një shtetasi tjetër.

Ngjarja ndodhi në njësinë Administrative Komsi, Mat, ku shtetasi me iniciale S.K 25-vjeç qëlloi në drejtim të banesës së shtetasit L.N.

Gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjetën 32- fishekë dhe një granatë, ndërsa arma e përdorur mendohet së është hedhur në rezervuar në të cilin po vijojnë kërkimet.

Njoftimi  i plotë i policisë:

Mat

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë informacion se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit L. N., banues në njësinë Administrative Komsi, Mat.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, Policia e Matit ka organizuar punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, është bërë i mundur identifikimi në kohë reale i autorit të dyshuar dhe lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Falë mirorganizmit të punës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit S. K., 25 vjeç, banues në njësinë Administrative Komsi, i cili për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës së shtetasit L. N.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.

Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, “Prishje e qetesisë publike”

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*