Templates by BIGtheme NET

Shkencëtarët rusë: Qumështi i gjirit mund të ndihmojë për të luftuar Covid-19

Koronavirusi duket se po i prek bebet më pak se të tjerët dhe shkencëtarët rusë sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak të proteinave në qumështin e gjirit që mbrojnë sistemin e tyre imunitar. Tani ata po provojnë një ilaç të ri bazuar në këtë.

“Ne kemi parë shumë pak raste të izoluara të bebeve që kontraktojnë koronavirusin midis miliona të infektuarve”– tha Igor Goldman, një studiues në Institutin e Biologjisë së Gjeneve në Akademinë e Shkencave të Rusisë.

Goldman shpjegoi se ky fakt i dha ekipit të tij një ide për të provuar si ilaç laktoferrin – proteina e cila normalisht përmbahet në qumështin e gjirit dhe lufton kundër baktereve dhe viruseve.

Laktoferrina në thelb vepron si një stimulues imuniteti që mund të përmirësojë shumë aftësinë e njeriut për të luftuar viruset dhe bakteret, jo vetëm tek foshnjat, por edhe tek të rriturit gjithashtu, besojnë shkencëtarët. Shkencëtarët rusë kanë kohë që shikojnë në aplikimet mjekësore të proteinave.

Së bashku me kolegët e tyre bjellorusë, ata zhvilluan në vitin 2007 një proteinë të modifikuar gjenetikisht, identike me atë njerëzore, por të nxjerrë nga qumështi i dhisë.

Proteina, e quajtur neolactoferrin, thuhet se ka veti anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-kërpudhore. Po ashtu ka demonstruar një aftësi të mirë për të penguar aktivitetin e viruseve të tillë si rotavirusi, hepatiti C dhe HIV, si pjesë e testeve laboratorike. Specialistët besojnë se kjo mund të ndihmojë madje edhe në luftimin e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve modernë.

“Ideja për ta përdorur atë kundër një infeksioni viral siç është Covid-19 ka një bazë shkencore të rrënjosur në një studim prej dekadash të neolaktoferrinës të kryer së bashku me Institutin Rus të Imunologjisë”- tha Goldman.

Kështu, shkencëtarët besojnë se kjo proteinë e modifikuar mund të stimulojë imunitetin tek njerëzit që vuajnë nga Covid-19, duke lehtësuar simptomat e tyre. E po ashtu mund të mbrojë teorikisht njerëzit e shëndetshëm nga infeksioni dhe potencialisht të veprojë në mënyrë të ngjashme me një vaksinë. Kjo për shkak se laktoferrina parandalon që një virus të bashkohet me një qelizë dhe të riprodhohet.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*