Templates by BIGtheme NET

Trump i ndal financimet OBSH-së: Ndërpresim zyrtarisht marrëdhëniet

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten në Shtëpinë e Bardhë se SHBA-të do të ndërpresin marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Presidenti tha se zyrtarët kinezë nuk arritën të raportojnë hollësi lidhur me koronavirusin siç duhet tek Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe i bënë presion organizatës për të mashtruar botën në lidhje me rreziqet e saj.

“Jetë të panumërt janë marrë dhe vështirësi të thella ekonomike janë shkaktuar në të gjithë globin,” tha ai.

Trump tha se OBSH-ja nuk arriti të realizojë reformat që kishin kërkuar SHBA-të, duke nxitur vendimin e Washingtonit për t’i dhënë fund rolit të SHBA-ve me organizatën.

“Ne i detajuam reformat që ata duhet të bëjnë dhe të përfshihen drejtpërdrejt me to, por ata nuk kanë pranuar të veprojnë,” tha ai.

Trump tha se SHBA-të do i përdorin qindra miliona dollarë të dërguara më parë te OBSH-ja në programe të tjera të ndihmës ndërkombëtare.

“Bota ka nevojë për përgjigje nga Kina për virusin”, tha Trump. “Ne duhet të kemi transparencë.”

Ai vuri në dukje se zyrtarët kinezë nuk i lejuan njerëzit që të largoheshin nga Wuhani gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit në pjesë të tjera të Kinës, por i lejoi ata të udhëtojnë nëpër botë dhe të përhapin virusin.

“Vdekja dhe shkatërrimi i shkaktuar nga kjo janë të pallogaritshme,” tha Trump. “Ne duhet të kemi përgjigje, jo vetëm për ne, por pjesën tjetër të botës.” – shtoi ai.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*