Templates by BIGtheme NET

I arrestuar për aferën e “ventilatorëve”, kush është kryeministri i Bosnjës Fadil Novaliç

Kryeministri i Bosnjë dhe Herzegovinës Fadil Novaliç dhe një zyrtar të lartë të shtetit për Mbrojtjen Civile së bashku me pronarin e kompanisë së përpunimit të frutave që mori rreth 5.5 milionë dollarë u arrestuan për aferën e njohur të “Ventilatorëve”

Të tre po hetohen me akuzën e pastrimit të parave, mashtrimit, përvetësimit të fondeve të shtetit dhe krime të tjera, thanë prokurorët. Hetimi u hap në mars pas një ankese publike mbi arsyen pse ‘Silver Raspberry’, ndërmarrje e njohur për lidhje me institucionet politike të Bosnjës, iu dha marrëveshja fitimprurëse e ventilatorëve.

Por kush është Fadil Novaliç?

Fadil Novalić (lindur më 25 shtator 1959) është një politikan boshnjak dhe Kryeministri i 9-të i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai është anëtar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA).

Novalić është një sipërmarrës dhe një inxhinier mekanik me profesion. Ai është i njohur për ringjalljen e industrisë së automobilave në qytetin e tij të lindjes, Gradačac pas Luftës në Bosnje.

Pas shumë vitesh në krye të Cimos TMD Gradačac, ai u shkarkua si President i kompanisë për shkak të pretendimit për abuzim me pushtetin në 2013, pas së cilës punonjësit protestuan kundër shkarkimit të tij. Ai është ish-presidenti i klubit profesionist të futbollit boshnjak, Zvijezda Gradačac.

Ai ishte anëtar aktiv i Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë në Sarajevë, si pjesë e të cilit ai herë pas here jepte leksione për grupe pasuniversitare në fushën e “Menaxhimit të marketingut në praktikë”.

Gjatë luftës nga 1992 deri në 1995, ai ishte vullnetar- ushtar, anëtar i Brigadës 107-të Gradačac të ARBiH dhe udhëheqës i projektit të prodhimit të OJQ-ve në TMD Gradačac.

Novaliç  është Boshnjak nga kombësia i martuar dhe baba i tre vajzave./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*