Templates by BIGtheme NET

“Klan”-i kronikë kundër “Turgut Ozal”-it, institucioni e përgënjeshtron, televizioni e fshin

Televizioni Klan, mesditën e sotme shfaqi një kronikë në edicionin e lajmeve kundër shkollës private “Turgut Ozal.

Shfaqja e kësaj kronike ka sjellë edhe reagimin e shkollës Turgut Ozal në rrjetet sociale e cila thotë se qëllimi i këtij lajmi është për dezinformimin e publikut dhe dëmtimin e imazhit të institucionit.

Më këtë deklaratë, shkolla përgënjeshtroi lajmin e televizionit Klan, kronikë e cila është hequr nga faqja në internet dhe kanali në You Tube.

Në internet kanë ngelur vetëm gjurmët e linkut të videos dhe lajmit por që nuk mund të aksesohen pasi janë fshirë nga arkivi i televizionit.

Reagimi i plotë i shkollës Turgut Ozal:

Shoqëria Turgut Ozal EDUCATION Sh.a. është person juridik i të drejtës shqiptare regjistruar në Regjistrin Tregtar të QKB në Republikën e Shqipërisë dhe ka në pronësi të saj institucionet arsimore të liçencuara : kopshtin “Zybeyde Hanim”, shkollën 9-vjeçare jopublike “Turgut Ozal”Tiranë, shkollën e mesme jopublike “Turgut Ozal”Tiranë, shkollën jopublike “Turgut Ozal” K-12, Durrës, “ Memorial International School” Tiranë dhe Universitetin “EPOKA”.
Këto shkolla zhvillojnë aktivitetin e tyre që nga viti 1995, duke u bërë nga institucionet më të sukseshme në Shqipëri në vitin e 25-të të tyre. Me një vizion të gjerë gjithëpërfshirës dhe me një përkushtim të veçantë në vlerat njerëzore universale, institucionet arsimore “Turgut Ozal” vazhdojnë të edukojnë breza të tërë duke dhënë kontributin e tyre në mbështetje të komunitetit.

Institucionet “Turgut Ozal” shprehin keqardhjen në lidhje me lajmin e shfaqur në edicionin e lajmeve të një televizioni privat ditën e sotme datë 30.05.2020, i cili nuk është gjë tjetër veçse një lajm që dezinformon publikun e gjerë duke përdorur informacione dhe interpretime të pabaza dhe jo të vërteta, që dëmtojnë imazhin e këtyre institucioneve dhe shkelin ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Këto institucione do të ndjekin rrugën ligjore në lidhje me çdo lajm të ngjashëm në të ardhmen që do të keqpërdorë imazhin e tyre në çfarëdolloj forme.

Ristrukturimi është një dukuri që ndodh rëndom në jetën tregëtare të shoqërive. Shoqëria “Turgut Ozal EDUCATION” Sh.a. ka vendosur ristrukturimin e saj me qëllim zgjerimin e mëtejshëm me institucione të reja.
Institucionet “Turgut Ozal” falënderojnë veçanërisht nxënësit dhe prindërit e tyre, të cilët vazhdojnë të mbështesin me besimin e tyre duke na dhënë forcë për përmirësim të mëtejshëm në edukimin sipas standarteve botërore.
Ju mirëpresim!

Nuk dihet qëllimi i TV Klan-it, nëse ka qenë një gabim në informacion apo shantazh i pastër ndaj institucionit./Hashtag.al

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*