Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje motoristin në aksin Levan-Tepelenë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në në aksin rrugor Levan -Tepelenë.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë pranë vendit të quajtur Kafaraj, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Policia ka arrestuar shoferin e automjetit.

“Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motocikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës shtetasi A.H.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.”– thuhet në njoftimin e policisë.