Vendosni fjalën kyçe....

Pas martesës me gruan 50 vite më të re, kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut jep dorëheqjen


Pas martesës me një grua 50-vjet më të re, kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Në letrën e dorëheqjes, Rexhepi shpjegon se lajmet e ditëve të fundit që kanë qarkulluar për të janë bërë shkak për këtë vendim.

“Kohëve të fundit në opinion qarkulluan një sërë dezinformatash dhe u zhvillua një fushatë të cilën unë e vlerësoj jocivilizuese që kishin të bëjnë më personalitetin tim e qe hodhën hije mbi aktivitetin dhe angazhimin tim në krye të BFI në RMV.

Si prijës fetar dhe njeri, jam thellësisht i prekur nga kjo fushatë denigruese por ne asnjë çast nuk e kam kontestuar të drejtën e askujt të shpreh mendimin dhe opinionin e vetë duke u mbështetur në faktin se Gjykatësi i vetëm dhe përfundimtar i veprave dhe veprimeve të çdo njeriu është dhe do të mbetet vetëm Allahu Fuqiplotë.”– shkruan kryemyftiu.

Ai thotë se gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të BFI-së ka punuar në ngritjen e arsimit të brezave të rinj dhe se për gjithë punën i përgjegjshëm ndihet para Zotit dhe ligjeve.

Vendimi i martesës me një grua 50 vite më të re shkaktuan mjaft reagime në opinionin publik. Ata u martuan vetëm një ditë para festës së Fiter Bajramit dhe në disa media qarkulluan lajme se kryemyftiu kishte tërhequr më shumë se 1 milion euro cash nga Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, pa dhënë asnjë arsyetim.

Gruaja e parë e kryemyftiut kishte ndërruar jetë para katër vitesh dhe kjo është martesa e dytë për të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *