Templates by BIGtheme NET

I ra shkëmbi në kokë kur po pastronte kanalin vaditës të fshatit, 56-vjeçari sillet nga Tropoja me helikopter në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Shoshan të Tropojës, ku një 56-vjeçari i ka rënë një shkëmb sipër ndërsa punonte për pastrimin e një kanali vaditës mes dy fshatrave.

56-vjeçari ka mbetur i plagosur në kokë dhe është dashur të dërgohet me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Më datë 30.05.2020, është paraqitur në spitalin e Tropojës, i dëmtuar në kokë shtetasi B.L., 56 vjeç banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*