Templates by BIGtheme NET

Ndahet nga jeta në moshën 18-vjeçare talenti i Skënderbeut, Dorian Tahirllari

Dorian Tahirllari, ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.

Futbollisti i ri zbuloi para më shumë se një viti, se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka.

Përmes disa programeve televizive, ai kërkoi disa herë ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin të cilin familja e tij nuk e përballonin dot financiarisht.

Por pavarësisht operacionit dhe kurimeve të shumta, Doriani nuk arriti dot ta fitonte këtë betejë dhe mbrëmjen e kaluar mbylli sytë për herë të fundit.

“Në shtator vura re që njëri testikul ishte ënjtur dhe më pas erdha në shtëpi dhe i tregova familjarëve. Shkuam në spital, ata më thënë të shkoja në Tiranë, ku bëra operacionin. Doktori më tha që nuk kisha nevojë për kimio, s’ka probleme dhe mund të shkoja edhe në stërvitje”, tregonte Dorjani para pak kohësh.

Ai vazhdoi stërvitjen por mesa duket sëmundja kishte qenë më e rëndë se sa kishte menduar:  “Filloi një dhimbje mesi dhe e lashë stërvitjen. Më thanë të operohesha sërish dhe shkuam në Maqedoni. Atje panë qe e kisha edhe në kurriz edhe në stomak”.

Pavarësisht sëmundjes së rëndë, Doriani kishte shpresa se do të shërohej dhe thoshte se e ka marrë malli për futbollin dhe se do kthehej sapo të mbarojë këtë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*