Situata e koronavirusit në Itali, nga dita në ditë duket më optimiste, me shifra që tregojnë tendencë ulje.
Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 60 persona duke shkuar në 33 475 në total.
Edhe numri i të infektuarve të rinj është ulur 178 raste në një ditë duke shkuar në 233 197 persona në total. Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 75.
Ndërkohë në Lombardi numri i të vdekurve është 19 persona duke e çuar në 16.131 numrin total të vdekjeve në këtë rajon.
Ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 50 persona duke shkuar në 89.018 që prej nisjes së pandemisë.