Vendosni fjalën kyçe....

Godet me makinë derën e drejtorisë së policisë e futet brenda, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan


Një person është futur me forcë në mjediset e drejtorisë së policisë në Elbasan.

Pasi ka goditur me mjet derën e institucionit ai është futur brenda por është ndaluar nga efektivët.

Sipas bluve, ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe pasi ka zbritur nga makina ka bërë lëvizje të pakontrolluara.

Njoftimi

“Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *