Templates by BIGtheme NET

“I dënuari për dhunën ndaj një qytetari në komisariat, punësohet në policinë e Vlorës” – Denoncimi

Një qytetar ka denoncuar punësimin në polici të një efektivi që është dënuar më herët me burg.

Sipas denoncimi që është publikuar nga ish-kryeministri Berisha agjenti i anti-drogës në Vlorë, Arbër(Arben) Mirjan(Ilir) Koçaj është punësuar në policinë e qytetit bregdetar edhe pse është dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për dhunimin e një të burgosuri brenda komisariatit.

“Denimi me burg eshte merite per punesim ne Narkopolici! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje. Skandalet ne polici nuk kane re mbaruar, vecanerisht ne policine e vlores ku shkeljet dhe shperdorimet jane te pafundme sa qe njerezit jan vertet ne hall te madh. Nje nga rastet e skandalit ne policine e vlores eshte se ne kete drejtori punojne njerez me precedent penal sic eshte nje agjent i sektorit te antidroges i cili quhet Arbër(Arben) Mirjan(Ilir) Koçaj, i cili eshte i denuar me vendim te gjykates se rrethit gjyqesor vlore me nje vit e tre muaj burg pasi ka dhunuar dhe rrahur nje person brenda komisarjatit i cili ishte i prangosur ne momentin e dhunes, qytetarin K.A. Kjo gje eshte lehtesisht e faktueshme, mjafton te marresh nje kopje vendimi ne gjykate. Dhe sa e sa skandale te tjera duke filluar qe nga perdorimi i drogave te forta etj.” – shkruhet në denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*