Templates by BIGtheme NET

PD-ja kallëzon padinë për prishjen e Teatrit Kombëtar: Nëse SPAK-u është i pavarur, Rama e Veliaj shkojnë në burg

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë speciale anti-korrupsion padinë ndaj kryeministrit Rama e kryebashiakut të Tiranës, Veliaj, lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ish-deputetja Albana Vokshi deklaroi se nëse SPAK-u vepron si i pavarur, Rama e Veliaj shkojnë në burg.

Teatri Kombëtar u prish në orët e para të mëngjesit të 17 majit teksa brenda tij ndodheshin dhjetëra qytetarë e artistë.

Partia Demokratike ka denoncuar prishjen e teatrit dhe dhunën e ushtruar nga policia gjatë dhe pas prishjes së Teatrit Kombëtar e atij Eksperimental ndërsa është zotuar se do e bëjë teatrin e ri në të njëjtin vend dhe ashtu siç ishte sapo të vijë në pushtet.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*