Është mbyllur pjesa e parë mes Skënderbeut dhe Partizanit, e cila po luhet në Selman Stërmasi, një sfidë kjo rikthimi pas bllokimit nga epidemia në Superligë.
Dy gola njëri pas tjetrit i dhanë fitoren korçarve në fraksionin e parë.
Gripshi në minutën e 42 dhe Dita në 43 dërguan skuadrat në pushim, me revanshin e ujqërve të dëborës.