Templates by BIGtheme NET

Lojtarët e Bylisit dalin negativë për koronavirusin, por 4 s’e kanë bërë ende testin

Pasi futbollisti Eridon Qardaku doli dje pozitiv nga koronavirusi, ekipi i Bylisit u detyrua t’i nënshtroheshin testimeve, pasi ky lajm vuri në pikëpyetje nisjen e kampionatit.

Vetë futbollisti shkodran kërkoi test të dytë dhe sot janë kryer 27 tamponë të cilët kanë dalë të gjithë negativë. Të testuar janë edhe trajneri Veljko Dovedan dhe bashkëshortja e tij që jetojnë në Ballsh, zv.trajneri Polizoi Arbri dhe trajneri i portierëve, Arbër Sino. Gjithashtu dhe punonjësit e hotelit ku qëndrojnë lojtarë në Ballsh.

Mirëpo sipas gazetës Panorama, katër prej lojtarëve nuk i janë nënshtruar ende testimeve. Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin Saliu Guindo, brazilianin Visente Mercedez, argjentinasin Fabian Munoz dhe qendërmbrojtësin lezhjan, Ditmar Bicaj.

Pas tamponëve negativë, ndeshja Bylisi-Tirana, e programuar për në orën 17:00 në Ballsh, do të luhet normalisht. I vetmi lojtar që do vendoset në karantinë 14-ditore, është Eridon Qardaku.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*