Vendosni fjalën kyçe....

Man City i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për mesfushorin e Milanit


Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola duket se e dëshiron me çdo kusht në skuadër mesfushorin e Milanit, Ismail Benaser dhe për këtë është i gatshëm të paguajë kaluzolën e largimit të afrikanit prej 50 mln euro.

22-vjeçari algjerian u shpall lojtari më i mirë në kupën e Afrikës dhe më pas kompletoi transferimin nga Empoli tek Milani për shumën e 16 milionë eurove.

Guardiola po përpiqet ta bindë mesfushorin algjerian të transferohet në “Etihad Stadium” edhe pse Mançester Siti është i dënuar për shkelje të rregullave financiare. Për Benaser është e interesuar edhe skuadra e PSG.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *