Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Osmani kundër qeverisë së Hotit: Varet nga votat e Listë Serbe, familja ime politike s’është Hashim Thaçi


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur kundër qeverisë së re të Kosovës.

Ajo u shpreh hapur sot duke thënë se qeveria e re varet nga votat e Listës Serbe dhe se votat i janë siguruar nga presidenti Thaçi.

“Kjo qeveri varet nga votat e Listës Serbe. Votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, dhe kjo qeveri nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar . Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Familja ime politike janë qytetarët e Kosovës.” – ka thënë Osmani para mediave.

Osmani u pyet nëse do vijojë të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës por nuk u përgjigj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *