Vendosni fjalën kyçe....

Kjo e enjte nis me plagosje me armë zjarri në Shkodër


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Vasel Koçeku është plagosur me plumb në këmbë në lagjen Serreq. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht policia dyshon se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i çastit. Uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *