Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata liron nga burgu 7 djem që përdhunuan në grup 13-vjeçaren në Kavajë


Gjykata e Apelit të Kavajës ka liruar nga burgu 7 të rinj, të cilët rreth një vit e gjysëm më parë përdhunuan në grup një 13-vjeçare.

Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e gjykatës së Durrësit, që i kishte dënuar me burg të rinjtë duke e ndryshuar dënimin në shërbim prove.

Sipas arsyetimit të gjykatës, lirimi i të rinjve është bërë për shkak të moshës së re të tyre dhe pendesës.

Historia

E mitura denoncoi fillimisht 12 djem se e kishin detyruar të kryente marrëshënie seksuale me to duke e shantazhuar. Sipas së miturës, i dashuri i saj e kishte filmuar dhe më pas u kishte treguar shokëve të tij videon.

Të rinjtë më pas e përdorën materialin për ta shantazhuar atë duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me ta. Historia zgjati rreth 4 muaj ndërsa policia u akuzua se nuk kishte reaguar me shpejtësi për të marrë në pyetje të dyshuarit, shkruan Exit.

Në ERTV,  televizionin personal të kryeministrit Rama, u transmetua një intervistë me familjen e viktimës, të realizuar nga deputetja Elisa Spiropali ku u shfaq identiteti i viktimës ndërsa ajo ishte akoma e mitur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *