Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dy vëllezërve në Krujë, policia jep detajet


Policia ka dhënë detaje nga vrasja me armë e dy vëllezërve në fshatin Gramëz të Krujës.

Vëllezërit Gramos dhe Xhentil Bardhi u plagosën me armë zjarri por rrugës për në spital nuk i kanë mbijetuar plumbave të marrë.

Sipas policisë rrethanat mbeten ende të paqarta. Ndërkohë vijon puna dhe krehja e zonës për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G. B., 34 vjeç, dhe Xh. B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *