Templates by BIGtheme NET

Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Krujë, braktisi automjetin te pompat e ujit

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Bardhi në fshatin Gramëz të Krujës.

Shtetasi Roland Pula, 32-vjeç është i dyshuari kryesor i ngjarjes e cili i morri jetën Gramoz dhe Xhentil Bardhit.

Autorit të dyshuar braktisi makinën në stacionin e pompimit të ujit në fshat dhe qëndron akoma në arrati.

Ndërkohë policia ka ngritur dronët që filmojnë dhe natën për të lokalizuar 32-vjeçarin.

Njofimi i plotë:

Policia e Shtetit

Identifikohet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës.

Autori i dyshuar shtetasi R.P, 32 vjeç nga Gramëz i Krujës

Dy Drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën

Gjendet makina e autorit të dyshuar të vrasjes.

Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz të Krujës.

Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit .

Vijon krehja e zonës.

Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*