Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi: Marrëveshja të zbatohet sa më shpejt, pa zgjedhje të lira s’ka demokraci

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka kërkuar zbatimin sa më shpejt të marrëveshjes së arritur mbrëmjen e sotme në Këshillin Politik.

Ajo shkruan se reformat bëhen pikësëpari për njerëzit dhe sa pa zgjedhjë të lira e të ndershme s’ka demokraci.

Kryemadhi shton se LSI-ja dhe opozita e bashkuar janë të vendosura për realizimin me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar.

“Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët. LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.” – shkruan Kryemadhi në Facebook.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*