Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Marrëveshja lajm pozitiv por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme


Presidenti Meta la përshëndetur arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Ai shkruan se ky është një lajm pozitiv por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Kreu i shtetit thekson se kultura e konsensusit duhet të vijojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *