Vendosni fjalën kyçe....

A u riinfektua mjeku me Covid-19? Tritan Shehu: Kjo do ishte gjetje botërore, s’u konfirmua as në SHBA e Japoni


Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me lajmin se një mjek është infektuar për herë të dytë pas 3 muajsh nga koronavirusi.

Ndërsa e konsideron mendjelehtë deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, Shehu shkruan se nëse kjo është e vërtetë do të ishte një gjetje botërore, pasi deri më tani ende nuk është konfirmuar riinfektimi në botë dhe rastet e ngjashme u konfirmuan si mbetje virusale pas investigimit, duke hapur një debat shkencor të gjerë.

Ai thotë se deklarata të tilla të papërgjegjshme, hedhin dyshime për çdo deklaratë të bërë deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë dhe të atyre që pritet të bëhen.

“Me një mendjelehtësi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e një rasti me infeksion të përsëritur me Covid 19.
Njoftojnë se “një punonjës shëndetësie u infektua për herë të dytë, mbas infektimit të mëparshëm para tre muajsh”!!!
A e kuptojnë këta se një konfirmim i tillë është një “gjetje” botërore, që godet teoritë e imunizimit e përpjekjet për vaksinën, dhe si i tillë duhet publikuar e mbrojtur në mediat më të mëdha të shkencës.
Ndonjë rast i dyshuar për ri infektim në Japoni a SHBA mbas investigimeve të thella nuk u konfirmuan si të tilla, por si mbetje viirusale, duke hapur një debat shkencor të gjerë.
Ndërsa në Tiranë bëhen deklarime të tilla “bombë”, duke qenë i bindur edhe pa asnjë studim imunologjik, qoftë dhe i thjeshtë ky.
Me të tillë pa përgjegjshmëri e mungese thellësie kërkimi përpara deklarimeve kaq të rëndësishme, në fakt hidhen hije të forta dyshimi për çdo deklarim e konfirmim të deritanishëm apo të ardhshëm.”- shkruan Shehu.

Kjo deklaratë e Shehut vjen pasi paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një mjek ishte infektuar për herë të dytë, tre muaj pas infektimit për herë të parë. Dhe se këtë radhë e kishte marrë virusin nga një pjesëtar i familjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *