Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti: Heqja e reciprocitetit, mohim i pavarësisë së Kosovës


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar edhe njëherë lidhur me vendimin e qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.

Kurti shkruan se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.

“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind.  Reciprocitet do të thotë barazi. Mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, shkruan ish-kryeministri në një postim në Twitter.

Kurti edhe më herët pati reaguar kundër vendimit të qeverisë, duke thënë se qeveria e re është e paligjshme dhe në shërbim të Serbisë.

“Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë.

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës”– shkruante kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *