Templates by BIGtheme NET

Banka Qendrore e Italisë, parashikon rënie të PBB-së me 9.2% këtë vit

Prodhimi i Brendshëm Bruto italian do të bjerë mesatarisht me 9.2% këtë vit, për t`u rimëkëmbur me një rritje prej vetëm 4.8%, vitin e ardhshëm, dhe 2.5% në 2022. Këto janë projeksionet më të fundit makroekonomike të Bankës Qendrore të Italisë që ilustron një panoramë ku rimëkëmbja duket se do të jetë e vështirë.

Sa i përket vitit aktual, shifra negative që tregon një recesion të thellë, duket të jetë produkt i rënies së kërkesës së jashtme dhe e flukseve turistike ndërkombëtare, rënies së kërkesës së brendshme si dhe pasojë e goditjes që ka marrë tregu i punës dhe të ardhurat familjare nga covid-19, thonë ekspertët e Bankës së Italisë.

Rimëkëmbja e ekonomisë italiane pritet të fillojë që prej tremujorit të dytë të vitit, që pjesërisht reflekton edhe rihapjen e ekonomisë. Banka e Italisë parashikon që këtë vit, kërkesa e jashtme për produktet italiane të bjerë me 13.5%, duke filluar rimëkëmbjen dy-vjeçare.

Banka e Italisë parashikon që këtë vit, kërkesa e jashtme për produktet italiane të bjerë me 13.5%, duke filluar rimëkëmbjen në dy-vjeçarin e ardhshëm. Rënia e konsumit të familjeve projektohet gjithashtu në rreth 9% këtë vit, ndërkohë që investimet dhe eksportet parashikohet të bien me 15% dhe 16% respektivisht.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*