Vendosni fjalën kyçe....

Bolsonaro kërcënon se Brazili do të tërhiqet nga OBSH-ja


Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro kërcënoi se vendi i tij do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kjo për shkak se OBSH e paralajmëroi vendet e Amerikës Latine, lidhur me rrezikun e heqjes së bllokimit përpara se ata të mund të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit në të gjithë rajonin.

Ditën e enjte, numri i vdekjeve në Brazil e kaloi shifrën e Italisë, por Bolsonaro është i vendosur për të nisur hapjen e vendit, duke argumentuar se kostot ekonomike tejkalojnë rreziqet e shëndetit publik.

“Po jua them tani. SHBA tashmë është tërhequr dhe ne po e studiojmë këtë në të ardhmen. Ose OBSH duhet të punojë pa paragjykim ideologjik ose ne do të largohemi.”, është shprehur Bolsonaro.

Kujtojmë se në fund të muajit të kaluar, presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se do të ndërpresë marrëdhëniet me OBSH-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *