Templates by BIGtheme NET

Erion Veliaj dhuratë mediave afër qeverisë…një lajm “fantastik”

Pas rreshjeve të dendura të shiut punëve publike në Tiranë iu “doli boja”.

Shiu i sotëm përmbyti Parkun Rinia në kryeqytet të cilit iu pre shiriti vetem 5 ditë më parë.

Fotoja ku “kodrat” e ngritura sipas projektit të rri dhe shtigjet formonin lumenj të vegjël për shkak se ujrat si duket nuk kanë ku të kullojnë, u shpërnda shumë në rrjet dhe kritikat u drejtuan te kryebashkiaku Erion Veliaj.

Por menjëherë pas pushimit të shirave si duket uji kulloi dhe i la vendin përsëri shtigjeve, Erion Veliaj nëpërmjet medieve pranë tij shpërndan lajmin “fantastik”: Pas rreshjeve të dendura të shiut Parku Rinia gati të presë fëmijët.

Top Channel. Tirana Post dhe Balkan Web, AlpeNews, NewsBomb u kujdesën që përmbytja e parkut t’i lerë ftesën për tu frekuentuar nga fëmijët.


Parku i rikonstruktuar i kushtoi buxhetit të Bashkisë Tiranë rreth 1 miliardë lekë, ndërsa vetëm 5 ditë më vonë ai përmbytet nga rreshjet e para të shiut.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*