Templates by BIGtheme NET

Joe Biden zyrtarisht kandidat i demokratëve

Joe Biden ka fituar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike për të kandiduar kundër Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Biden tha në një postim në “Twitter” se kishte siguruar votat e 1.991 delegatëve, të nevojshme për të marrë nominimin dhe se do të luftonte për të “fituar betejën për shpirtin e kombit”.

Biden në fakt kishte qenë i nominuari efektiv që kur Bernie Sanders u tërhoq në muajin prill nga gara.

Pandemia e koronavirusit dhe efekti i tij në ekonomi, si dhe trazirat e fundit civile është e sigurt se do të jenë çështjet që do të dominojnë në këto zgjedhje.

Biden i cili shërbeu si zv./president në administratën e Barack Obamës, e filloi fushatën nga Ioëa dhe Neë Hampshire, dhe më pas mori vrull pas fitores bindëse brenda partisë në Karolinën e Jugut.

“Ishte një nder për mua të garoja së bashku me kandidatët më të talentuar të Partisë Demokratike dhe jam shumë i lumtur se ne shkojmë në zgjedhjet presidenciale si një parti e bashkuar. Do të luftoj deri më 3 nëntor për të fituar votën e çdo amerikani”- tha Biden në një deklaratë.

Kjo është përpjekja e tretë e Joe Biden-it për të fituar postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*