Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarët dhe stafi i klubit të Tiranës rezultojnë negativë në testet për koronavirusin


Klubi i Tiranës ka marrë përgjigjet e testeve nga Instituti i Shëndetit Publik për virusin Sars Cov 2.

Ditën e djeshme të gjithë lojtarët dhe stafi teknik iu nënshtruan testeve, ndërsa nga analizat e sotme të gjithë kanë dalë negativ.

Lojtarëve iu kërkua të zhvillonin testet pas sfidës së zhvilluar me Bylisin pasi një prej lojtarëve të ballshiotëve kishte rezultuar pozitiv. Edhe nga skuadra e Byisit asnjë lojtar tjetër apo staf nuk rezutoi me koronavirus.

Te klubi i Tiranës tashmë mund të vijojnë të qetë stërvitjen dhe kampionatin në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *