Vendosni fjalën kyçe....

Ariu ecën për qejf në mes të rrugës por ia mbath me të katra sapo sheh makinën (Video)


Një ari u filmua duke vrapuar në qendër të një qyteti siberian, vetëm një muaj pasi një njeri ishte plagosur rëndë nga një sulm prej kafshës së egër në rrugët e një tjetër qyteti rus.

Ariu u vërejt duke rendur në një rrugë të ngushtë në qendër të qytetit Yeniseysk, një qytet me rreth 18,000 banorë në Siberi.

Një video e shkurtër e filmuar nga një shofer tregon kafshën e egër që lëviz para makinës para se të largohej nga rruga mbi një lëndinë dhe të zhdukej mes shtëpive.

Mediat lokale raportuan se ariu u frikësua nga një makinë patrullimi dhe vrapoi drejt një stacioni policie, ndërsa më pas vendosi të shkojë në drejtim të kundërt drejt pyllit.

Arinjtë herë pas here shëtisin nëpër qytetet dhe fshatrat në Rusi, kryesisht duke kërkuar ushqim. Muajin e kaluar, një ari sulmoi një burrë në rrugët e Yaroslavl, rreth 250 kilometra larg Moskës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *