Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti polak: Ideologjia e LGBT-ve, më e keqe se komunizmi


Presidenti polak Andrzej Duda e ka quajtur promovimin e të drejtave të LGBT-ve si një “ideologji” më shkatërruese sesa komunizmi.

Duda është një aleat i partisë në pushtet Partia për Drejtësi dhe Drejtësi (PiS) dhe po kërkon të rizgjidhet më 28 qershor.

Siç shkruan BBC, politikani polak tha se brezi i prindërve të tij kishte luftuar kundër ideologjisë komuniste për 40 vjet dhe shtoi se “ata nuk luftuan në mënyrë që të shfaqej një ideologji e re që është edhe më shkatërruese”.

Kritikët thonë se PiS ka një axhendë anti-gay. Polonia është vendi me performancën më të dobët në BE për sa i përket të drejtave LGBT.

Ndërsa fliste para mbështetësve të tij, presidenti Duda tha se “prindërit janë përgjegjës për edukimin seksual të fëmijëve të tyre” dhe se “nuk është e mundur për asnjë institucion të ndërhyjë në mënyrën se si prindërit rritin fëmijët e tyre”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *