Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: PS-ja kundërshtoi formulën për KQZ-në, kërkon t’i emërojë vetë të gjithë anëtarët


Është bllokuar sërish situata në Këshillin Politik.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, PS-ja kërkon t’i zgjedhë vetë të gjithë anëtarët e tre trupave të KQZ-së duke i hequr opozitës mundësinë që të ketë qasje në administrimin e zgjedhjeve.

Sipas përfaqësuesit të PD-së, Bylykbashi, opozita ka bërë sot propozimet e saj për një formulë të re të emërimit të anëtarëve të tre trupave përbërëse së KQZ-së. Ai tha se PS-ja e kishte kundërshtuar këtë formulë pasi ajo synon kapjen e të trejave trupave.

“Këshilli politik sot diskutoi për një nga çështjet më të rëndësishme që përmban dakordësia e 5 qershorit për administrimin e zgjedhjeve që është KQZ. Ne i qëndrojmë pikë për pikë këtij dokumenti dakordësie në lidhje me identifikimin biometrik, ruajtjen e administratës zgjedhore nga politizimi dhe dakordësinë për KQZ për një formulë të re që do të vërë bazat jo vetëm për një KQZ efikase. Ne kemi bërë propozim sot për një formulë të emërimit të anëtarëve të tre trupave të KQZ nëpërmjet një formule të mirëpranuar dhe të kolauduar që sot është në Kushtetutë, formula për zgjedhjen e organeve të sistemit të drejtësisë. Një formulë që garanton një shqyrtim të pavarur dhe jo politik të kandidaturave për të ushtruar detyrën në KQZ. Është një formulë që u kundërshtua nga maxhoranca socialiste pa asnjë arsyetim. Nuk i intereson për një arsye shumë të thjeshtë sepse i intereson kapja e plotë e KQZ në të tre organet. Dakordësia e datës 3 qershor konfirmohet por nga ana tjetër ai që është qëllimi jo vetëm i dakordësisë është që garancitë ekzistuese në kodin zgjedhor për opozitën karshi një maxhorance që shkatërron zgjedhjet do të qëndrojnë dhe rriten por nuk shkojnë më pak. Maxhoranca do vendime të njëanshme politike dhe kërkon kapjen e organeve. Është një propozim që garanton një proces përzgjedhjeje neutral. Jemi në pritje që këtij qëndrimi konstruktiv të opozitës maxhoranca t’i përgjigjet me të njëjtin qëndrim. Garancitë në Kodin zgjedhor nuk mund të zhbëhen.” – deklaroi Bylykbashi.

Ndërkohë opozita ka paraqitur propozimet e saj për sa i përket përbërjes dhe emërimit të anëtarëve të KQZ-së. Ajo duhet të bëhet në tre faza dhe thelbi i saj janë tre pikat e poshtëshënuara:

a) Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.

b) Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita.

c) Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.

Mësohet se opozita e bashkuar e ka pranuar formulën e re të përbërjes së KQZ-së, por duke ruajtur garancitë aktuale mbi balancimin e saj, kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve dhe mbi shumicën e konsensusale për vendimmarrjet e rëndësishme.

Aktualisht ligji parashikon që për disa cështje me rëndësi pë zgjedhjet vendimmarrja është me shumicë të cilësuar, pra me konsensus midis mazhorancës dhe opozitës.

 


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet