Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesi i del befas para eskortës, përplaset makina e Boris Johnson-it (Video)


Kryeministri britanik Boris Johnson shpëtoi nga dëmtimi pasi u përfshi në një aksident automobilistik jashtë Westminster-it kur një protestues kurd vrapoi para kolonës së tij.

Lëvizja dramatike e aktivistit bëri që makina e kreut të qeverisë të goditej nga një automjet që e ndiqte.

Pamjet e dëshmitarëve okularë tregojnë pamjet e aksidentit. Momenti u kap në kamerë nga një demonstrues anti-Brexit i cili ishte në vendngjarje.

Incidenti ndodhi ndërsa Johnson po largohej nga Westminster-it.

Shoferi i Johnson-it frenoi fort pasi protestuesi rendi menjëherë para eskortës.

Protestuesi i cili kishte dalë në rrugë për të kundërshtuar veprimet turke kundër rebelëve kurdë në Irak, u arrestua menjëherë nga policia.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet