Templates by BIGtheme NET

Apeli rrëzon dënimin e parë, Saimir Tahiri do rigjykohet nga e para

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sot vendimin e shkallës së parë dhe ka rikthyer për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Vendimi u dha vetëm pak më parë nga tre gjyqtarët Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara.

Kështu procesi i Saimir Tahirit rikthehet sërish në pikën zero.

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri ishte dënuar shtatorin e 2019-ës nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove.

 Por ai e çoi çështjen në Apel duke kërkuar pafajësinë edhe për këtë akuzë. Prokuroria gjithashtu e apeloi vendimin duke kërkuar ta dënojë ish-ministrin edhe për akuzat për drogë, duke kërkuar një dënim prej 12 vitesh burg./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*