Templates by BIGtheme NET

96 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 87 të shëruar gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.590.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 207 mostra, prej të cilave 96 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 87 persona të prekur nga koronavirusi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*