Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja Emma Roberts në pritje të një fëmije


Aktorja amerikane, Emma Roberts, mbesë e të madhes Julia Roberts së shpejti do të fillojë një kapitull të ri në jetën e saj.

US Weekly shkruan se ajo do bëhet për herë të parë nënë. Prej disa kohësh, aktorja është në një lidhje me Garret Hedlund dhe ky është fëmija i parë edhe për të.

Sipas gazetës, çifti u lidh për herë të parë në mars të 2019-ës kur ata u panë duke shëtitur të kapur për dore në Los Angeles.

Dyshja janë treguar shumë privatë për lidhjen e tyre dhe ende nuk kanë reaguar mbi lajmin e pritjes së një fëmije.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *