Templates by BIGtheme NET

Koronavirusi prek zyrtarët e lartë serbë, ishin bashkë në festën e partisë (FOTO)

Gojković (ngjitur me atë që i bie borisë), djathtas saj Selaković, e treta Brnabić dhe Vulin në cepin e djathtë. Gjuriç shihet pas tyre në sfond.

Koronavirusi ka prekur disa nga zyrtarët më të lartë të politikës në Serbi. Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç,  ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç: të tre janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se ministri Vulin është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi nuk ka simptoma të dukshme të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.

Të dy ishin të pranishëm në festën e Partisë Progresive Serbe në pushtet (SNS) pas zgjedhjeve të së dielës së 21 qershorit, shkruan EWB.

Më vonë disa media raportuan se dhe Presidenti i Dhomës së Biznesit të Serbisë, Marko Čadež, kanë rezultuar gjithashtu postiv.

Prania e Gojković, Vulin dhe Đurić në festën e Partisë Progresive Serbe pas zgjedhjeve po komentohet në rrjetet sociale. Një fotografi e të treve së bashku, me kyeministren Ana Brnabić dhe Nikola Selaković (sekretar i Përgjithshëm të Presidentit Aleksandar Vučić) është bërë virale në rrjet, duke shtuar frikën se të tjerë zyrtarë mund të jenë infektuar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*