Një automjet ka marrë flakë në mes të autostradës Tiranë-Elbasan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia njoftoi se automjeti u përfshi nga flakët kur ishte në brendësi të tunelit.
Zjarri shkaktoi edhe ngadalësim të trafikut.
Automjeti i përkiste shtetasit të identifikuar me inicialet F.N.
Dyshohet se gjithçka u shkaktua për shkak të një defekti teknik, ndërsa nuk ka asnjë të lënduar në njerëz.
Shërbimet e zjarrëfikëses mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Ndërsa policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.