Templates by BIGtheme NET

Meta thumbon ata që përdorin jahte e skafe: Më mirë me pedalon, forconi këmbët (VIDEO)

Presidenti i vendit Ilir Meta, këtë fundjavë duket se ka zgjedhur ta kalojë në bregdet nxitur edhe nga temperaturat e larta.

Ai ka publikuar një video këtë paradite në “Facebook”, në të cilën shihet duke pedaluar një varkë në det. Meta thotë se më mirë është të bësh xhiro me pedalon se sa me jaht apo me skaf sepse mund të stërvitë këmbët, duke thumbur kështu ata që zgjedhin mjetet më luksoze.

 “Përshëndetje të gjithëve, më mirë me pedalone se sa me jaht apo skaf në det, sepse i forcon këmbët, për të ngjitur malet më të larta, por edhe nuk harxhon karburant. T’ja kaloni mirë sot“, thotë Meta.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*