Templates by BIGtheme NET

Robert Lewandowski shpallet “lojtari më i mirë” i Bundesligës

Robert Lewandowski, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Bundesligë dhe ai ka bërë gjithçka për ta merituar këtë titull.

Ky sezon ka qenë sezoni më produktiv i Bundesligës për Lewandowskin përpara golit. Ai ka shënuar 33 gola të jashtëzakonshëm deri më tani, me një ndeshje që mbetet akoma për t’u luajtur kundër Wolfsburg. Ai u bë lojtari i parë, që shënoi në 11 ndeshje radhazi të Bundesligës.

Por do të ishte shumë e padrejtë t’i atribuohet çmimi dhe të gjitha lavdërimet që Lewandowski i ka marrë thjesht për gola. Ai ka ndihmuar me asistime e çdo gjë tjetër.

Lewandowski ka qenë ndoshta në formën më të mirë të karrierës. Por pavarësisht kësaj ai deklaroi në fillim të këtij muaji se ende nuk e ka arritur kulmin, edhe pse në moshën 31-vjeçare.

“Unë nuk jam ende në periudhën më të mirë të karrierës. Së shpejti do të jem. Por, të gjithë këto janë thjesht numra. Jam i sigurt se momenti më i mirë i karrierës sime do të vijë shpejt. E di që kjo nuk është kontrata ime e fundit. Dua të luaj më gjatë dhe të qëndroj në top-formë. Kam gjithë kohën para që të mendoj për të ardhmen, por ndihem vërtet mirë. Unë do të festoj ditëlindjen e 32-të në gushtin e ardhshëm, por kjo nuk do të thotë se ndjehem në këtë moshë. Ajo që dua nuk është vetëm të qëndroj në krye për dy ose tri vitet e ardhshme, po shoh në një plan më afatgjatë. Nuk mendoj për “Topin e Artë”, edhe pse në jetën time besoj se çdo gjë është e mundur”.- tha ai për France Football.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*