Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbimi, Arthur prenonton fluturimin për në Torino për testet mjekësore, Pjanic transferohet pas përfundimit të Champions


Te Juventusi janë duke u marrë me detajet e fundit të shkëmbimit të bujshëm me Barcelonën. Së shpejti, braziliani Arthur Melo do të jetë lojtar bardhezi, me boshnjakun Miralem Pjanic në kahun e kundërt. Mësohet se të dielën do të kryhen edhe vizitat mjekësore, për të patur zyrtarisht “tym të bardhë”.

Sikurse njofton “Tuttosport”, Arthur është gati të zbarkojë në Torino. Fluturimi është prenotuar dhe, në varësi të ndryshimeve të orarit, mesfushori 23-vjeçar do të jetë nesër në “J Medical” për vizita mjekësore. Miralem Pjanic do të udhëtojë në kahun e kundërt, me shkëmbimin “de facto” që do të siglohet në fund të gushtit, pas Ligës së Kampionëve. Boshnjaku pritet në Katalonjë orët e ardhshme. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *