Templates by BIGtheme NET

22 viktima dhe 174 të infektuar të rinj me koroanavirus në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci i viktimave si pasojë e COVID-19 në Itali në krahasim me një ditë më parë ku u shënuan vetëm 8 të vdekur.

Në 24 orët e fundit nga koronavirusi u shënuan 22 viktima duke e çuar numrin total që prej fillimit të pandemisë në 34,738.

Ndërsa evidentimi i të infektuarve vijon të mbetet pa luhatje, ku në orët e fundit u regjistruan 174 raste të reja ndërsa në total shifra shkoi në 240,310 persona.

Aktualisht raste aktive me virusin e ri korona në Itali janë 16,681 persona.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*